Nesër, pikërisht më 8 Mars në Ditën e Gruas, do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, ku ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”.
“Aty do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë”, njofton qeveria.
Kjo ngjarje do të bëhet në orën 09:45 në Qeverinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/