Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të bëhet varrimi i dy fëmijëve të familjes Arifaj që humbën jetën në mënyrë tragjike në Gjermani.
Ai tha se varrimi bëhet në ora 15:00, në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.
Dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian Arifaj (13) kanë humbur jetën të martën në stacionin hekurudhor, në Bruckberg të Gjermanisë pasi u goditën nga treni. /Gazeta Sinjali/