Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditë zie 9 shkurtin, në nderim të jetës dhe veprës së ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
I pari i vendit e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetarë për këngëtaren e mirënjohur, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit kombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që njofton Presidenca, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë flamuri shtetëror do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86-vjeçare.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 9 shkurt në Pagarush të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj./Gazeta Sinjali/