Për nderë të policit Sami Thaçi, i cili ra mbrëmë në krye rë detyrës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e nesërme, ditë zie.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga presidenca.
“Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, shkruhet në njoftm.
Policin Sami Thaçi, presidenti Thaçi e ka nderuar me urdhërin “Hero i Kosovës”.
“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.
Kujtojmë që Sami Thaçi vdiq gjatë një aksioni të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës kundër narkotikëve, në fshatin Zhur të Prizrenit. /Gazeta Sinjali/