Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka siguruar transferimin te Napoli. Gianluca di Marzio raporton se kosovari i Veronës, Rrahmani nesër do të kryejë testet mjekësore te gjiganti italian.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Napoli ka paguar 14 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit të Kosovës, i cili do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej 1.8 milion euro.
Megjithatë, Rrahmani pritet që të mbetet te Verona deri në fund të këtij sezoni dhe në verë do të bashkohet me klubin e ri./Gazeta Sinjali/