image Nesër dalin para gjykatës rreshteri i policisë dhe vëllezërit e tij që dyshohet se rrahën fqinjët në Fushë Kosovë

Drejtësi

Nesër dalin para gjykatës rreshteri i policisë dhe vëllezërit e tij që dyshohet se rrahën fqinjët në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë zbardhi dëshmitë dhe rrethanat e rastit në të cilin rreshteri i policisë, Ramadan Bullatovci, dyshohet se së bashku me vëllezërit e tij, gjatë ditës së djeshme, sulmuan fizikisht komshinjtë e tyre, në fshatin Miradi e Ulët, për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin për një pronë.

Sinjali merr vesh se polici dhe dy vëllezërit e tij do të dalin nesër para gjykatës.

Seanca fillestare për rastin e tyre do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.

Aktualisht, Ramadan Bullatovci dhe vëllezërit e tij, Bujar dhe Hysni Bullatovci, ndodhen në ndalim policor për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Përveç kësaj, zyrtari policor është suspenduar nga puna, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/