image Nesër bllokohen për qarkullim rrugët përreth stadiumit "Fadil Vokrri"

Siguri

Nesër bllokohen për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

news image

Nesër do të ketë bllokim të rrugëve përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, për shkak se do të luhet ndeshja Kosovë – Suedi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo do të bëhet për të mundësuar qarkullimin në suaza të normales kështu duke vendosur pika kontrolli me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të qytetarëve.

“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike. Plani në fjalë do të fillojë të implementohet  nesër prej orës 07:00, deri në përfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

 Andaj, sa I përket kësaj, Policia ka lutur qytetarët që të të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura./Gazeta Sinjali/