image Nëse mbyllet sezoni i Superligës, kush duhet ta ketë vendin e tretë, Prishtina apo Gjilani?

Futboll

Futboll/ Nëse mbyllet sezoni i Superligës, kush duhet ta ketë vendin e tretë, Prishtina apo Gjilani?

news image

Për shkak të përhapjes së pandemisë, opsioni për mbylljen e këtij sezoni të Superligës së Kosovës është bërë i mundshëm.

Por, problemi më i madh nëse mbyllet sezoni tash po del të jetë se kush do ta ketë vendin e tretëë, Prishtina apo Gjilani, transmeton Gazeta Sinjali.

Dy ekipet kanë nga 41 pikë. Në bazë të golë diferencës, dy ekipet janë po ashtu të barabarta.

Golë diferenca e dy ekipeve është +18, por Gjilani ka shënuar më shumë gola, gjithësej 38 gola, kurse Prishtina ka 32 gola.

Ndërsa, Gjilani ka pësuar më shumë gola, gjithësej 20, kurse Prishtina 14.

Në ndeshjet ndërmjet vete këtë sezon, Prishtina qëndron më mirë, pasi ka një fitore dhe një barazim.

Se kush duhet ta ketë vendin e tretë, në rast të mbylljes së sezonit, është në dorë të FFK-së./Gazeta Sinjali/