image Nëse keni Android, duhet t'i fshini këto aplikacione nga telefoni për t'i zhdukur reklamat e bezdisshme

Aplikacione

Nëse keni Android, duhet t’i fshini këto aplikacione nga telefoni për t’i zhdukur reklamat e bezdisshme

news image

Një raport britanik u ka rekomanduar atyre që i përdorin telefonët Android t’i fshijnë 19 aplikacione, të cilat e “bombardojnë” telefonin me reklama të bezdisshme.

Raporti i “White Ops Satori Threat Intelligence and Research Team” thotë se bëhet fjalë për disa aplikacione, shumica e të cilave kanë fjalën “blur,” të dedikuara për modifikime fotosh. Gjithashtu, ikona e këtyre aplikacioneve hiqet nga celulari duke e bërë të vështirë që të fshihen.

“Disa minuta pasi përdoruesi e hap celularin, del një reklamë. Më pas, reklamat dalin pas pothuajse çdo veprimi që bëhet me celularin, madje edhe kur celulari vendoset në karikim ose e kalon nga interneti në wi-fi”, thuhet në raport.

Google ka marrë masa dhe i ka hequr këto aplikacione nga Google Play Store.

Më poshtë, lista e plotë e aplikacioneve të bezdisshme:

Auto Picture Cut

Color Call Flash

Square Photo Blur

Square Blur Photo

Magic Call Flash

Easy Blur

Image Blur

Auto Photo Blur

Photo Blur

Photo Blur Master

Super Call Screen

Square Blur Master

Square Blur

Smart Blur Photo

Smart Photo Blur

Super Call Flash. /Gazeta Sinjali