Një raport britanik u ka rekomanduar atyre që i përdorin telefonët Android t’i fshijnë 19 aplikacione, të cilat e “bombardojnë” telefonin me reklama të bezdisshme.
Raporti i “White Ops Satori Threat Intelligence and Research Team” thotë se bëhet fjalë për disa aplikacione, shumica e të cilave kanë fjalën “blur,” të dedikuara për modifikime fotosh. Gjithashtu, ikona e këtyre aplikacioneve hiqet nga celulari duke e bërë të vështirë që të fshihen.
“Disa minuta pasi përdoruesi e hap celularin, del një reklamë. Më pas, reklamat dalin pas pothuajse çdo veprimi që bëhet me celularin, madje edhe kur celulari vendoset në karikim ose e kalon nga interneti në wi-fi”, thuhet në raport.
Google ka marrë masa dhe i ka hequr këto aplikacione nga Google Play Store.
Më poshtë, lista e plotë e aplikacioneve të bezdisshme:
Auto Picture Cut
Color Call Flash
Square Photo Blur
Square Blur Photo
Magic Call Flash
Easy Blur
Image Blur
Auto Photo Blur
Photo Blur
Photo Blur Master
Super Call Screen
Square Blur Master
Square Blur
Smart Blur Photo
Smart Photo Blur
Super Call Flash. /Gazeta Sinjali