image “Nëse e thirr Policinë, kom me iu vra të treve”/ Burri në Gllogoc ofendon dhe kërcënon kunatën e tij

Siguri

“Nëse e thirr Policinë, kom me iu vra të treve”/ Burri në Gllogoc ofendon dhe kërcënon kunatën e tij

news image

Konfliktet mes anëtarëve të familjeve kosovare lindin për arsye të ndryshme. Mosmarrëveshjet verbale me njëri-tjetrin shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë për te zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Intervenimi i njësive policore u desh edhe dje në një familje në fshatin Tërstenik në Gllogoc, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë kunatën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari ka obligime financiare ndaj personave të ndryshëm dhe për këtë shkak vazhdimisht ka probleme me vëllain e tij.

Rastin në Polici e ka denoncuar 21-vjeçarja e cila ka deklaruar se sa herë që burri i saj fjaloset me të dyshuarin, ky i fundit shprehet me fjalë fyese ndaj kunatës së tij.

Ngatërresa e fundit kishte bërë që 35-vjeçari ta godas derën e dhomës së kunatës së tij dhe e njëjta më pas kishte reaguar duke e paralajmëruar se do ta lajmërojë në Polici. Por ajo më pas u përball me kërcënimet e kunatit, i cili dyshohet t’i ketë thënë se nëse e denoncon rastin në Polici, do i vrasë.

Njësitë policore kanë kërkuar që ta arrestojnë të dyshuarin, mirëpo i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/