image Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Siguri

Siguri/ Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës

news image

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Armend Florim Kadrijaj, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Kjo është bërë e ditur sot me anë të një komunikate për media, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, bëhet e ditur nga policia.

Luten të gjthë qytetarët, të cilët posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtij personi ta njoftojnë stacionin policor më të afërm si dhe në numrat e telefonit : 192 044 504 102 0290 322 013 dhe 0290 322 406. /Gazeta Sinjali/