Nëse vëreni një insekt të vogël ngjyrë argjendi që endet në shtëpinë tuaj, atëherë mund të jetë shenjë paralajmëruese e një problemi të madh dhe të shtrenjtë, shkruan “Daily Mail”.
Ky insekt në fjalë quhet “peshk i argjendtë” – është ngjyrë argjendi, pa krahë dhe me bark të ngushtuar në fund, duke i dhënë pamje si të peshkut.
Por, mos u shqetësoni, ato insekte nuk i dëmtojnë njerëzit, pasi preferojnë të ushqehen me drithëra, tërshërë dhe niseshte.
Por, nëse shihni insektin e vogël të bezdisshëm në shtëpi, atëherë do të thotë se keni problem me lagështi, që mund të jetë mjaft i kushtueshëm nëse nuk kontrollohet.
Këto insekte kanë shumë shprehi të ngjashëm me kacabu (bubashfabat) – që do të thotë se ato dëmtojnë shtëpinë.
Ato jetojnë rreth ujit e lagështisë, kanë nevojë për 75 për qind lagështi për të mbijetuar, mund të mbijetojë madje edhe deri një vit apo më tepër pa ngrënë përderisa ka ujë në dispozicion. Ato mund t’i gjeni në tualet, kuzhinë, dhomë të fjetjes, garazh apo edhe dollapë. Ato mund të mbijetojnë vetëm te zonat me lagështi të madhe.
Pra, nëse shihni një që vrapon rreth këtyre vendeve, është shenjë e mirë se ka lagështi në pronën tuaj.
Dhe ky është vetëm fillimi, e nëse nuk kontrollohet, atëherë problemi i vazhdueshëm i lagështisë mund të shkaktojnë plasaritjen e tullave, prishjen e suvatimit, përhapjen e sporeve të mykut, e përfundimisht të shkatërrojë shtëpinë tuaj.
Shtëpia e juaj mund të mbledhë lagështi për një sërë arsyesh, përfshirë ajrosja jo e mirë, çatia që pikon apo probleme hidraulike. Shkaku mund të jetë i vështirë për t’u zbuluar, por nëse zbuloni në shtëpi insektin e njohur si “peshku i argjendtë” atëherë keni problem për të zgjidhur.