image Nepotizmi në Taxhikistan: Vajza e presidentit ambasadore, djali kryetar i kryeqytetit

Botë

Nepotizmi në Taxhikistan: Vajza e presidentit ambasadore, djali kryetar i kryeqytetit

news image

Kur flitet për nepotizmin, mundet të merren shembuj të shumtë, por ai që ‘ia vë kapakun’ është një rast në Taxhikistan. Presidenti i këtij shteti, Emomali Rahmon, të martën ka emëruar të bijën e tij, ambasadore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa i biri i tij, Rustami, është kryetari i kryeqytetit, Dushanve dhe kryetar i dhomës së lartë të Kuvendit.

E bija tjetër e presidentit, Ozoda, është shefe e stafit të tij, ndërsa bashkëshorti i saj, Jamoliddin Nuraliev, është zëvendësguvernator i parë i Bankës Qendrore.

Rahmon, ka nëntë fëmijë gjithsej dhe secili prej tyre është ‘rehatuar’ në pozita të rëndësishme zyrtare ose kanë biznese.

Që nga viti 1992, Rahmon është në pushtet dhe kundërshtarët thonë se ai toleron pak pakënaqësi dhe i shtyp kritikët.

/GazetaSinjali/