image Nëntë pacientë arrijnë ta mundin koronavirusin, shkon në 102 numri i të shëruarve

Kosovë

Bilanci/ Nëntë pacientë arrijnë ta mundin koronavirusin, shkon në 102 numri i të shëruarve

news image

Sot janë konfirmuar plot 51 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 561 totalin e rasteve.

Megjithatë, lajmi i mirë janë 9 persona që sot kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin e të shërohen, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 19 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej në 102”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Nga 561 rastet me koronavirus në Kosovë, deri tani kanë vdekur 12 persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Gazeta Sinjali/