image Nënshkruhet memorandumi për grantin 1.3 milion euro për shtretër spitalor

Shëndetësi

Nënshkruhet memorandumi për grantin 1.3 milion euro për shtretër spitalor

news image

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Kosovës që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim.

Përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro do të jetë Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për të siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe nga JICA, udhëheqësi i Zyrës për Ballkan, Jiro Takeichi.

Sekretari Bardiqi ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që do të sigurohen përmes grantit do të rrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe do të lehtësojnë punën e personelit shëndetësor./Gazeta Sinjali/