image Nënshkruhet marrëveshje për subvencionimin e 866 familjeve me jetimë

Sociale

Nënshkruhet marrëveshje për subvencionimin e 866 familjeve me jetimë

news image

KESCO dhe Qatar Charity kanë nënshkruar të enjten Memorandumin e Mirëkuptimit për subvencionimin e 866 familjeve me jetimë, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga KEDS, kjo organizatë humanitare ka vendosur që të bëjë subvencionimin e furnizimit me energji elektrike të këtyre familjeve për një vit.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ka qenë edhe ambasadori i Katarit për Shqipëri dhe Kosovë, Ali bin Hamad.

“Ngjarja e sotme tregon përkushtimin tonë në ndërtimin e marrëdhënieve sa më të mira me Kosovën. Tutje, ne jemi të përkushtuar që këto marrëdhënie vëllazërore të forcohen edhe më tepër në të ardhmen”, tha Hamad.

Në emër të KESCO-s ka nënshkruar Drejtori i Furnizimit, Huseyin Ozen.

“Ne jemi të lumtur dhe të nderuar që po nënshkruajmë këtë Memorandum të Mirëkuptimit me Qatar Charity, një organizatë e fuqishme botërore.  Kjo ndihmë është e mirëseardhur për këto familje dhe do t’i ndihmojë këto familje që janë në gjendje të vështirë”, tha Ozen.

Në emër të Qatar Charity ka folur përfaqësuesi nga Katari, Nawaf Al- Hamad. Ai theksoi se këto nuk janë aktivitetet e vetme humanitare që kjo organizatë ka bërë në Kosovë. Vlera e përgjithshme e donacioneve për vendin tonë kap shifrën prej 25 milionë eurosh.

Aktin e sotëm e ka përshëndetur edhe zëvendësministri i financave, Ilir Kapiti.

Falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës shtetin e Katarit për këtë ndihmë. Marrëdhëniet tona janë jashtëzakonisht të mira dhe jemi të përkushtuar t’i avancojmë ato”, tha Kapiti./Gazeta Sinjali/