image Nënshkruhet marrëveshja prej 15 milionë euro me Bankën Botërore për menaxhimin e COVID-19

Financa

Nënshkruhet marrëveshja prej 15 milionë euro me Bankën Botërore për menaxhimin e COVID-19

news image

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda Van Gelder, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”.

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin e COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik.

Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ky projekt do të bëjë të mundur prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash.

/GazetaSinjali/