Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se sot është nënshkruar Marrëveshja e Re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E.
Siç njofton Hajdari, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, KOSTT dhe Kosova fitojnë paravarësi energjetike, për të cilën, siç thotë ajo, është punuar disa vite me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale). Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kycjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë”, ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Me këtë rast, Hajdari ka falënderuar Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera mike.
“Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me Pandeminë COVID -19 por me SUKSESE HISTORIKE!”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/