Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas deklaratës së sotme të presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit.
Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje, duke i thënë Thaçit se “të gjithë e dimë se si erdhe ti në këtë karrige”.
“President, si erdhe ti në këtë karrige të gjithë e dimë. Por tani kjo është irrelevante, sepse ashtu edhe do të shkosh”, ka shkruar Kollçaku,/ Gazeta Sinjali/