image Nënkryetarja e VV-së kundërshton llogaritjen e votës së deputetit që "duhej të ishte në vuajtje të dënimit"

Politikë

Nënkryetarja e VV-së kundërshton llogaritjen e votës së deputetit që “duhej të ishte në vuajtje të dënimit”

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka reaguar pas votës së deputetit Etem Arifi pro Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

-Mulahaxha – Kollçaku ka thënë se në një shtet normal nuk do të duhej të llogaritej vota e një deputeti që e ka humbur mandatin dhe i cili, sipas saj, do të duhet të ishte në vuajtje të dënimit.

“Nuk ka mundësi që të llogaritet vota e njeriut, i cili ka humbur mandatin e deputetit dhe që duhet të jetë në vuajtje të dënimit. Nuk ka mundësi! Në një shtet normal nuk ka mundësi, presidenti të jetë kumbarë i një qeverie. Kjo është shkelje e Kushtetutës, prandaj nuk ka mundësi”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3884066011666624