image Nënkryetarja e VV-së: Kosova nuk ka opsion për dialog

Politikë

Nënkryetarja e VV-së: Kosova nuk ka opsion për dialog

news image

Nënkryetarja e Lëvizjea Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka thënë se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që kanë opsione të ndryshme për arritjen e marrëveshjes përfundimtare përmes dialogut Kosovë – Serbi, Kosovës i mungon një opsion i tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mulhaxha – Kollçaku ka thënë se përveç që Kosova nuk ka opsion, as parime, as kryenegociator të gatshëm për pranimin e një marrëveshje të dobishme.

“SHBA- js një opsion, BE-ja opsion tjetër, vetëm Kosova pa opsion.
Pa parime, pa konsensus, pa platformë të qartë dhe serioze, pa kryenegociator, të pasinqertë, të gatshëm për pranim të ofertës (më të mirë??!!) e jo të përgatitur për të mbrojtur atë që është e panegociueshme”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/