Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka reaguar pas propozimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osamnit nga të gjitha pozitat brenda partisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Mulhaxha – Kollçakut, ia vlen të sakrifikohesh nëse parimet bëhen molli sheri me krerët e subjektit politik.
“Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend Vjosa Osmani. Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët. Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër. Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/