Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri beson se formimi i qeverisë së re mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe komuniteteve është shumë afër.
Ai ka thënë për Radiotelevizionin publik se i nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti po vazhdon negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re.
“Besoj që kryeministri është duke i zhvilluar negociatat dhe do të jetë afër krijimi i qeverisë së re”, tha Muhaxheri.
Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se do të dërgojë në Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dhënien e mandatarit LDK-së.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht këmbëngulë për shkuarje në zgjedhje të reja, teksa partitë tjera janë për formimin e një qeverie të re.
Kurti u shkarkua nga detyra pa i mbushur dy muaj me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu që vjen nga radhët e kësaj partie./Gazeta Sinjali/