image Nënkryetari i LDK-së e mohon se kanë kërkuar nga Këshilli i Përgjithshëm aprovim për koalicion me AAK-në dhe Nismën

Politikë/ Nënkryetari i LDK-së e mohon se kanë kërkuar nga Këshilli i Përgjithshëm aprovim për koalicion me AAK-në dhe Nismën

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka mohur raportimet e disa mediave, se partia e tij i ka dërguar kërkesë Këshillit të Përgjithshëm për aprovimin ose jo të koalicionit të LDK-së me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, shkruan Gazeta Sinjali.

Rugova tha për Gazetën Sinjali, se një diskutim i tillë për një koalicion të mundshëm me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate nuk është ende në tavolinën e diskutimit dhe se nuk ka asnjë informatë që një kërkesë e tillë për aprovim t’i jetë bërë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

“Nuk e kam unë këtë informatë. Nuk është aprovuar, absolut. Nuk është ardhë në tavolinë ajo, nuk është diskutu ende”, tha nënkryetari i LDK-së. /Gazeta Sinjali/