image Nënkryetari i Komunës së Beogradit: Nëse Hoti do të donte të vinte në Preshevë, ne nuk do ta ndalonim

Kosovë

Nënkryetari i Komunës së Beogradit: Nëse Hoti do të donte të vinte në Preshevë, ne nuk do ta ndalonim

news image

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq, ka folur rreth refuzimit të lejes për të hyrë në Kosovë nga ana e Ministrisë së Jashtme e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vesiq, kishte kërkuar leje për të hyrë në territorin e Kosovës për të bërë binjakëzimin mes Beogradit dhe Mitrovicës Veriore.

Ai shtoi se, nëse Avdullah Hoti do të dëshironte të vinte në Preshevë, Qeveria e Serbisë nuk do ta pengonte atë.

“Ishte një politikë që duhet të krijojë pasiguri të përhershme dhe të krijojë kushte që serbët të largohen nga Kosova dhe Metohia. Kjo politikë zbatohet nga Lidhja e Prizrenit. Nëse Hoti do të donte të ndërtonte një shesh lojërash në Preshevë, ne nuk do ta kishim penguar atë, sepse ne mendojmë se edhe fëmijët serbë edhe ata shqiptarë duhet të kenë një shesh lojërash”, deklaroi Vesiq.

Sipas Vesiqit, mesazhi i Kosovës për serbët në Kosovë është se fëmijët serbë nuk kanë të drejtë park dhe shesh lojërash, dhe se serbët nuk kanë të drejtë të kenë apartamente.

“Prishtina nuk më ndaloi mua, por qytetin e Beogradit. Kjo është një shkelje e Marrëveshjes së Brukselit. Kjo tregon më së miri pse ata nuk lejojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe sepse serbët nga Kosova dhe Metohia do të bashkëpunonin me gjithë botën, jo vetëm me Beogradin”, tha Vesiq./Gazeta Sinjali/