Aktorja e njohur turke, Seda Bakan është bërë nënë për herë të parë.
Seda ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Lejla, transmeton Sinjali.
Lajmin se u bë nënë e bëri të ditur vetë aktorja, përmes rrjetit social, Instagram.
Ndjekësit e aktorës mbetën të habitur me emrin që ka vendosur ajo t’ia lë vajzës, pasi që është i njëjtë si i rolit të saj në serialin “Krahët e dashurisë”.
“Krahët e dashurisë” ishte seriali i suksesshëm që i dha aktores famë edhe jashtë Turqisë, ndaj me siguri kjo është edhe arsyeja që Seda i vendosi të bijës emrin Lejla./Sinjali/