image Nëna të cilës iu pamundësua takimi me vajzën e sëmurë, kontaktohet nga Ambasada e Austrisë në Shkup

Sociale

Nëna të cilës iu pamundësua takimi me vajzën e sëmurë, kontaktohet nga Ambasada e Austrisë në Shkup

news image

Ambasada e Austrisë në Shkup ka ftuar Merita Hoxha-Maksutin për të shikuar mundësitë e dhënies së një vize për në Austri, në mënyrë që të takohet me vajzën e saj e cila është e shtrirë në një nga spitalet e këtij shteti.

Lajmin e ka barë të ditur këngëtari Labinot Tahiri.

Merita Hoxha Maksuti, ka reaguar publikisht në Facebook, pasi Ambasada e Austrisë në Shkup ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj, për të cilën thotë se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Hoxha Maksuti përmes një postimi në Facebook ka treguar për procedurat që ka ndjekur për të marrë vizën, e që në fund prapë iu refuzua pa ndonjë shpjegim nga ambasada.

Ajo tutje ka thënë se kjo e ka shtyrë që të niset për Austri në mënyrë ilegale.

/GazetaSinjali/