image "Durimi im ka mbaruar..."/ Nëna kosovare nuk mund ta takojë vajzën e sëmurë, i refuzohet viza disa herë

Sociale

“Durimi im ka mbaruar…”/ Nëna kosovare nuk mund ta takojë vajzën e sëmurë, i refuzohet viza disa herë

news image

Merita Hoxha Maksuti, një nënë kosovare ka reaguar publikisht në Facebook, pasi Ambasada e Austrisë në Shkup ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj, për të cilën thotë se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Hoxha Maksuti përmes një postimi në Facebook ka treguar për procedurat që ka ndjekur për të marrë vizën, e që në fund prapë iu refuzua pa ndonjë shpjegim nga ambasada.

“Njëherë filluam me një dokument, pastaj me një tjetër, dhe tash – pas katër aplikimeve të njëpasnjëshme – Ambasada e Austrisë në Shkup, pa pikë turpi ma mohoi prapë vizën për këtë shtet. Në fillim na thanë që veç bileta e aeroplanit me u ble, viza është e garantuar. Kur e blemë të parën herë, mungoi edhe diçka. Të dytën u shtua edhe një dokument. Tash, pas katër biletave të blera, dhjetëra akomodimeve të siguruara, e qindra shpenzimeve tjera të humbura kot, Ambasada e Austrisë në Shkup vendosi që prapë kjo vizë është e paarritshme për mua. Pa arsye”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka thënë se kjo e ka shtyrë që të niset për Austri në mënyrë ilegale.

“Kjo më ka shtyrë që unë të nis një rrugëtim tjetër, të pasigurt e të kundër dëshirës time. Pasi ligjit nuk do t’ia dijë për mua, unë do të nisem për Austri në mënyrë jo ligjore. Asgjë në këtë botë s’do të mund të më ndajë nga Maja ime”.

/GazetaSinjali/