Një grua nga Podujeva, ka raportuar dje në Polici se është zhdukur vajza e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë nëna ka deklaruar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia që nga 23 korriku.
Tutje ajo ka deklaruar se vajza që nga ajo ditë nuk është kthyer në shtëpinë e saj në Podujevë.