image Nën ndikim të alkoolit fyen policin, arrestohet për “sjellje arrogante” një person në Drenas

Siguri

Nën ndikim të alkoolit fyen policin, arrestohet për “sjellje arrogante” një person në Drenas

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën pretekstin se ka fyer verbalisht një zyrtar policor, derisa ky i fundit po kryente detyrën e tij zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, por nuk sqarohet asyeja.

Rasti i cili është cilësuar si “sjellje arrogante”, raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, në fshatin Llapushnik të Drenasit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar (nën ndikim të alkoolit) pasi që i njëjti e kishte fyer verbalisht zyrtarin policor, derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe i njëjti, me  vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/