Nehat Geci ka thënë se fjalimin e nipit të tij deputetit Fatos Geci, ia ka shkruar deputeti Ilir Kërçeli.
Sipas tij, rreth orës 13:50, teksa ndodhej në një kafiteri në Skenderaj së bashku me dy nipërit e tij, Artonin (vëllain e Fatosit) dhe Festimin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me deputetin Geci.
“Në atë bisedë, Fatosi më tregoi personalisht se fjalimin që e ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë nuk e njoh fare”, ka deklaruar Nehat Geci.

Sipas Nehat Gecit, përmbajtja e kësaj bisede është dëgjuar dhe kuptuar edhe nga Artoni dhe Festimi, të cilët ndodheshin të pranishëm në momentin e telefonatës.
“Ky është versioni i vërtetë i kësaj historie”, ka përfunduar ai.
Nuk ka ende reagim zyrtar nga deputeti Fatos Geci apo nga Ilir Kërçeli lidhur me këto pretendime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!