Deputeti Fatos Geci ka reaguar ndaj deklaratave të axhës së tij, Gani Geci, i cili pretendonte se dikush tjetër ia kishte shkruar fjalimin nipit të tij.
Deputeti ka bërë një reagim në Facebook.
Ai e ka marrë përsipër shkrimin e fjalimit të tij skandaloz në parlament.
Por, gjatë mburrjes së tij si autor shkrimesh, ai ka bërë një varg gabimesh.
“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar ai fillimisht, duke përdorur formën “po friksohemi nga Thaçi”.
Dy herë e ka përsëritur këtë gabim Geci në postimin e tij.
Forma më e saktë është “frikësohemi”.
I janë dashur dy minuta për ta përmirësuar, duke e saktësuar në “frikësohemi”.
“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, është postimi i tij i edituar përfundimisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!