image Në Zvicër akullnajat po shkrihen me shpejtësi alarmante

Botë

Botë/ Në Zvicër akullnajat po shkrihen me shpejtësi alarmante

news image

Mbi 10 për qind e akullnajave në Zvicër janë shkrirë gjatë pesë vjetëve të fundit. Kjo është përqindja me e lartë në më shumë se një shekull.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të Brendshme i Zvicrës Alain Berset, në hapjen e takimit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Berset theksoi “urgjencën” e këtij takimi për vendin e tij, ku malet përbëjnë dy të tretat e territorit të Zvicrës.

Në takim janë mbledhur 150 ekspertë për të ekzaminuar akullnajat malore, borën dhe territoret e ngrira, të cilat rregullojnë burimet e ujit të ëmbël për rreth gjysmën e popullsisë së botës. Ekspertët do të diskutojnë për fushat kryesore në të cilat duhet të ndërmerren veprime të shpejta.

Ndryshimet në zonat malore kanë rritur rreziqet e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Berset tha se Zvicra ka “humbur” 500 akullnaja që nga fillimi i shekullit të 20-të.