image Në Wisconsin, Biden përmbysë rezultatin

Botë

Në Wisconsin, Biden përmbysë rezultatin

news image

Kandidati Demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden në rezultatet e fundit të publikuara nga New York Times, është duke kryesuar ndaj kundërkandidatit të tij Republikan, Donald Trump, transmeton Gazeta Sinjali.

Biden është në epërsi të lehtë ndaj rivalit Trump, sa i përket votave elektorale. Demokrati deri më tani ka fituar 238 vota elektorale, teksa Republikani 213 sosh.

Por në njërin prej shteteve kryesore, Wisconsin që do t’i japë fituesit dhjetë vota elektorale, ka ndodhur përmbysja e rezultateve.

Në fillim, Trump ishte duke kryesuar me 51.1 për qind të votave gjersa Biden kishte 47.4 për qind. Por tashmë Biden është duke kryesuar me një epërsi të vogël prej 49.4 për qind të votave teksa Trump ka aktualisht 49.1 për qind të votave.

Ndryshe, kandidati i cili do të arrin numrin prej 270 votave elektorale, do të shpallet presidenti i 46-të në histori të SHBA-ve./Gazeta Sinjali/