Drejtori i Inspekcionit në Vushtrri Rrahim Ajeti, ka thënë se së bashku me Policinë e Kosovës, në terren kanë shqiptuar 57 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ajeti gjithashtu tha se kanë gjobitur edhe 4 biznese të cilat nuk i respektuan masat.
“Ne si 57 gjoba te qytetarët dhe 4 gjoba te bizneset. Bizneset janë duke respektuar masat e qeverisë 100%. Situata është nën kontroll”, tha Ajeti në Dukagjin.
Ai gjithashtu tha se situata në Vushtrri është duke u përmirësuar dhe se uron që të mos ketë më raste të reja me COVID-19./ Gazeta Sinjali/