image Në veri të Kosovës do të vendosen policë serbë nga pjesët tjera të vendit

Politikë

Në veri të Kosovës do të vendosen policë serbë nga pjesët tjera të vendit

news image

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, ka konfirmuar për “Radio Kim” se policët e komunitetit serb që punojnë në jug të Ibrit do të vendosen në katër komuna serbe në veri të Kosovës.

Jankoviq nuk ka dashur të japë më shumë detaje rreth kësaj dislokimi, duke shtuar se “ky nuk është lajm spektakolar” dhe se përveç serbëve, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të vendosen edhe policë nga komunitetet boshnjake, shqiptare dhe të tjera.

Para disa ditësh, kryetari i “Lëvizjes Mbijetesa Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, ka folur për dislokimin e policëve nga jugu në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se “është kontaktuar nga një numër i madh i punonjësve të policisë dhe familjarëve të tyre” të cilët sipas fjalëve të tij “janë të shqetësuar për këtë mundësi”.

“Policët nga Anamorava janë dërguar sot për të ardhur në veri dhe për të zbatuar rendin, ata sot në Mitrovicën e Jugut kanë refuzuar të shkojnë në veri siç kanë thënë për arsye sigurie”, ka deklaruar Arsenijeviq më 7 janar.

Sipas njohurive të tij, ndaj të gjithë atyre që refuzuan të shkonin në veri, është nisur procedura disiplinore.

Pas dorëheqjes së pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës nga veriu, atje shkuan kolegët e tyre shqiptarë, gjë që serbët e këtyre anëve kundërshtojnë fuqishëm.

Në fillim të nëntorit, më shumë se 500 policë të komunitetit serb në veri u larguan nga PK-ja, pas së cilës u shpall konkursi për rekrutimin e policëve të rinj.

/GazetaSinjali/