image Në Ulpianë disa persona ushtrojnë dhunë fizike ndaj një femre, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

Siguri

Në Ulpianë disa persona ushtrojnë dhunë fizike ndaj një femre, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

news image

Në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ditë më parë, më saktësisht më 5 prill, ka ndodhur një dhunë fizike, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit në Polici tregojnë se disa persona, ende të paidentifikuar, fillimisht kishin ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje të Shqipërisë, e më pas, ekzistojnë dyshimet se e kanë detyruar të ndërpresë shtatzëninë.

Sinjali mëson se këtë e kanë detyruar ta ndërmarrë duke e shantazhuar. /Gazeta Sinjali/