image Në tre muajt e fundit të 2021-ës udhëtuan 555 mijë njerëz me aeroplan nga Kosova

Kosovë

Në tre muajt e fundit të 2021-ës udhëtuan 555 mijë njerëz me aeroplan nga Kosova

news image

Në statistikat e publikuar në lidhje me transportin dhe telekomunikimin nga ASK-ja, shihet se për tremujorin e katërt të vitit 2021 kanë udhëtuar qindra persona nga Kosova me aeroplan.

Sipas statistikave të ASK-së, në tremujorin e katërt të 2021-ës, ka një rritje prej 46% sa i përket udhëtimeve.

Kurse, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë.

Në anën tjetër numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin ishte rreth 16 mijë.

Aktualisht në territorin e Kosovës llogaritet se janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport./GazetaSinjali/