image Në Spitalin e Pejës, 11 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

Në Spitalin e Pejës, 11 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me COVID-19. Siç raportohet nga spitali, 11 prej pacientëve, janë në gjendje më të rëndë.

Në raportin e spitalit të publikuar në një postim në Facebook thuhet se të infektuar me koronavirus ka edhe nga stafi mjekësor, në mesin e tyre 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Sinjali/