image Në Spitalin e Gjilanit nga java e ardhshme do të vendoset një rezervuar i oksigjenit të lëngshëm

Shëndetësi

Në Spitalin e Gjilanit nga java e ardhshme do të vendoset një rezervuar i oksigjenit të lëngshëm

news image

Spitali i Gjilanit javën e ardhshme do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur nga SHSKUK-ja përmes një komunikate për media.

Njoftimi i plotë:

Javën e ardhshme do të vendoset një rezervuar me oksigjen të lëngshëm, me një kapacitet prej 10 mijë litrash, për t’i dhënë fund problemeve me furnizim.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i ka shpalosur hollësitë e projektit gjatë vizitës në Njësinë COVID të Spitalit të Gjilanit, para personelit shëndetësor, të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët e prekur me virusin SARS-CoV-2

Menaxhmenti i SHSKUK-së, sipas planifikimeve të bëra, thuhet së shpejti do të vendosë rezervuare me oksigjen të lëngshëm edhe në spitalet tjera të përgjithshme.

/Gazeta Sinjali/