image Në spitalet e Kosovës po trajtohen 39 pacientë me COVID-19 dhe post-covid - Sinjali

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 39 pacientë me COVID-19 dhe post-covid

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, prej pacientëve të shtrirë, 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor post – covid.

Ndërsa, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë  pacient

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin