Rasti i parë i variantit të koronavirusit që është identifikuar së fundmi në Brazil, është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që rriten shqetësimet se variantet e reja përhapen më shpejt dhe pjesërisht mund t’iu rezistojnë vaksinave.
Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan, Minnesota, kanë thënë se varianti i Brazilit është identifikuar te një banor i këtij shteti, i cili së fundmi ka udhëtuar në Brazil.
Ky rast thekson “pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”, ka thënë epidemiologia shtetërore, Ruth Lynfield.
Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer ndalimin në udhëtim për shumicën e shtetasve amerikanë që kanë qenë në Britani, Brazil, Irlandë dhe Evropë.