image Në SHBA i kërkojnë Joe Biden që mos ta vizitojë Arabinë Saudite

Botë

Në SHBA i kërkojnë Joe Biden që mos ta vizitojë Arabinë Saudite

news image

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë të shtunën se ende nuk e ka vendosur nëse do ta vizitojë Arabinë Saudite.

Deklarata e njëshit në Shtëpinë e Bardhë vjen pasi një grup ligjvënësit dhe grupe të të drejtave të njeriut po e kundërshtojnë këtë vizitë zyrtare, raporton Al Jazeera.

Arabia Saudite është aleate e SHBA-ve, por vetë Uashingtoni shpesh e ka kritikuar Riadin zyrtar për shkelje të të drejtave të njeriut, sidomos ndaj grave.

Javën e kaluar, Biden e kishte hapur mundësinë që ta vizitojë Arabinë Saudite. 

/GazetaSinjali/