image Në SHBA bëhet e ligjshme martesa online përmes videos

Botë

Botë/ Në SHBA bëhet e ligjshme martesa online përmes videos

news image

Të martohesh në video konferencë, tani do të jetë e mundur në Shtetin e New York-ut, ku emergjenca e koronavirusit ka detyruar guvernatorin Andrew Cuomo të njoftojë që kjo do të jetë e ligjshme.

’Tani nuk ka më shfajësime, mund të martohesh në platformën Zoom. Mjafton të thuash ‘po ose jo’, ka bërë shaka ai duke njoftuar masat që do të bëjnë të mundur martesat në distancë, duke autorizuar fuksionarët të jenë në ceremoni nëpërmjet videos.

‘Kemi firmosur një urdhër ekzekutiv që u jep mundësinë personave të kenë certifikatën martesore, nëpërmjet videos’, ka shtuar Mellisa DeRosa, sekretarja e qeverisë demokratike, në një konferencë për shtyp./ Gazeta Sinjali/