image Në seancë te logopedi që abuzoi psiqikisht me 3-vjeçaren

Sociale

Në seancë te logopedi që abuzoi psiqikisht me 3-vjeçaren

news image

Logopedi Iljasa Fazliu u arrestua pasi dyshohet se abuzoi psiqikisht me një vajzë 3 vjeç, e diagnostikuar me autizëm. Kjo gjë e përfshiu atë në një rrahje me familjarët e fëmijës.

Një fotografi është publikuar në rrjetet sociale ku thuhet se është realizuar gjatë një seance mjekësore. Ai shihet teksa qëndron i mbështetur dhe me sy të mbyllur.

Policia i ka arrestuar edhe dy familjarë të 3-vjeçares.

Ky rast i tmerrshëm ka ndodhur të shtunën në klinikën private “AAR Logo Plus” në Gjilan, ku doktori Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije me autizëm.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një vajzë 3-vjeçare, teksa po e trajtonte në këtë qendër. Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i fëmijës, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm.

Ndaj tij tashmë Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe së shpejti i njëjtit pritet të dalë para Gjykatës.

image 461

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/