image Në QKUK për 1 javë lindin 158 foshnje

Kosovë

Statistika/ Në QKUK për 1 javë lindin 158 foshnje

news image

Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.

Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjeve, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovoës.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, ndërsa tri lindje kanë qenë me binjak./GazetaSinjali/