Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka treguar se në çfarë faze janë në procesin për formimin e qeverisë së re.
Gashi tha se ende nuk i kanë disktuar emrat e ministrave, por deklaroi se njëri nga përfaqësuesit e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.
“Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër”, deklaroi Gashi.
Emrat e ministrave të LDK-së, Gashi tha se nuk janë përcaktuar ende dhe tha se kjo është çështje e kandidatit për kryeministër, Avdullah Hotit.
“Sot nuk kemi diskutuar për emra, kemi diskutuat në parim, kjo çështje i është besuar kandidatit për kryeministër që të bëjë një propozim fillestar e pastaj të diskutohet edhe në kryesi”, tha Gashi
Ai tha se sot ose nesër do të procedohet në kuvend kërkesa për mbajtjen e seancën së jashtëzakonshme.
Gashi tha se ende nuk kanë marrë dekretin nga presidenti, por shtoi se beson se dekreti do të lëshohet sapo të nënshkruhet zyrtarisht koalicioni. /Gazeta Sinjali/