Ushtria e Kosovës do të ketë rritje të buxhetit për 100 përqind. Këtë vit Ushtria e Kosovës pritet ta ketë buxhetin e saj 13 milionë e 400 mijë euro, pjesa dërmuese e këtyre mjeteve financiare do të destinohen për blerjen e armëve dhe municionit.
Kjo rritje e buxhetit për vitin 2020 ka për qëllim forcimin e ushtrisë, policisë dhe sovranitetin e vendit tonë.
Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna tha se buxheti është interes publik për vendin dhe për sigurinë e vendit, sipas të cilit, duhet të procedohet tutje dhe të ketë një ujdi mes partive parlamentare për ta votuar buxhetin rreth 2.5 miliardë euro.
Rafuna thotë se buxheti i vitit 2020 është buxhet më i lartë se i vitit paraprak, 2 miliardë e 467 milionë euro i cili nuk parash ngritjen e ndonjë tatimi ekzistues apo ndonjë tatimi të ri, teksa shtoi se buxheti rritet nga zhvillimi i aktiviteteve ekonomike. Madje, ky projektbuxhet buxhet nëse arrin të votohet në kuvendin e Kosovës, pas marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike, LV dhe LDK, nuk do të pësoi ndryshime të mëdha dhe prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë dhe fushën e drejtësisë.
“Ky buxhet prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, arsimin shëndetësinë si dhe fushën e sundimit të ligjit. Për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për policinë e Kosovës buxheti është rritë në 100 përqind, te pjesa e armatimit dhe municionit. Buxheti për ushtrinë ishte 6 milionë e 700 mijë euro, tani 13 milionë e 400 mijë, për policinë e Kosovës ishte 1 milionë e 300 mijë ndërsa tani është 2 milionë e 500 mijë. Qëllimi është që ta forcojmë ushtrinë, policinë dhe ta forcojmë sovranitetin e vendit tonë”, thotë Rafuna.
Ai beson që qeveria e re do ta procedon dhe do të aprovohet në Kuvend të Kosovës që të hynë në fuqi këtë vit, për arsye se është edhe kërkesë që del nga raporti i progresit i Komisionit Evropian për vendin.
Rritje të buxhetit 100 përqind sikur për FSK-në, do të ketë edhe për policinë e Kosovës nga 1.3 milionë në 2. 5 milionë euro./ Gazeta Sinjali/