image Në Qendrën Rehabilituese në Shtime s’ka veç kosovarë, aty trajtohen edhe kroatët e maqedonasit

Sociale

Në Qendrën Rehabilituese në Shtime s’ka veç kosovarë, aty trajtohen edhe kroatët e maqedonasit

news image

Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime ofron kujdes të shërbimit profesional të shëndetit mendor, ajo ndahet në disa reparte dhe ka gjithsej 48 dhoma, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Qendrën Rehabilituese, aktualisht ndodhen 61 pacientë. Ndërsa ky institut ka kapacitet vetëm për 65 persona, ku sipas zyrtarëve të kësaj qendre, në të shumtën e rasteve edhe nuk ka vend për pacientë tjerë.

Drejtori i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese në Shtime, Miftar Zenelaj i ka dhënë statistika Gazetës Sinjali, ku kjo qendër aktualisht është gati përmbushjes së kapaciteteve.

Aktualisht në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime janë duke u trajtuar 61 pacientë. Gjendja e tyre është vazhdimisht e kontrollueshme nga mjekët tanë”, ka thënë Zenelaj.

Tutje Zenelaj për Sinjalin, tha se mosha mesatare e pacientëve në këtë qendër është 54 vjeçare.

Mosha mesatare e pacientëve në këtë qendër është 54 vjeçare, i cili përfshin nacionalitete të ndryshme”, tha ai.

E për shkak se ky Institut nuk ka hapësirë të mjaftueshme, drejtori i kësaj qendre ka treguar se prioritet u jepet personave që nuk kanë familje

Ndër të tjera, sipas statistikave të kësaj qendre aktualisht aty janë 50 pacientë të nacionalitetit shqiptarë, 6 serbë, 3 ashkalinjë, një kroat dhe një maqedonas.

Ndërkaq sipas strukturës gjinore janë 37 burra dhe 24 gra.

Po ashtu Zenelaj ka konfirmuar se këta pacientë trajtohen me metoda të ndryshme shëndetësore e veçanërisht me metoda riintegruese.

“Këta pacientë trajtohen me farmakoterapi, psikoterapi, terapi mbështetëse, terapi familjare, psikoedukim, risocializim dhe riintegrim në komunitet”, shpjegon tutje Zenelaj.

Ndryshe, një ditë qëndrimi në këtë qendër buxhetit të Kosovës i kushton 23 euro.

/GazetaSinjali/